Borova Agroturizëm është vendi ku tradita, natyra dhe shija autentike shqiptare bashkohen në një përvojë të veçantë. Në fermën tonë rrisim me përkushtim dele, qengja dhe dhi, duke u kujdesur për mirëqenien e tyre dhe cilësinë e produkteve që ofrojmë.
Restoranti ynë shërben mish të freskët nga ferma jonë, të përgatitur sipas recetave tradicionale, me produkte vendase dhe përbërës natyralë. Çdo vakt përgatitet me kujdes për t’u ofruar mysafirëve shijen e vërtetë të kuzhinës shqiptare.
Tek Borova Agroturizëm do të gjeni mikpritje të ngrohtë, një ambient të qetë mes natyrës dhe ushqim me cilësi të lartë. Misioni ynë është t’ju sjellim në tryezë produkte të freskëta, të sigurta dhe me origjinë nga ferma jonë.
“Në Borova Agroturizëm gatuajmë me zemër. Çdo pjatë përgatitet me përkushtim, me produkte të freskëta dhe me shijen e traditës, për t’ju sjellë një përvojë të veçantë në tavolinën tuaj.”