Produktet Bio
Produkte Natyrale
Cilësi, freski dhe shije autentike direkt nga ferma.
Produktet Bio
Produkte Natyrale
Cilësi, freski dhe shije autentike direkt nga ferma.
Produktet tona Bio
Në Agroturizëm Borova, çdo produkt vjen direkt nga ferma ose përgatitet me receta tradicionale, pa konservues dhe me përbërës natyralë. Qëllimi ynë është t'u ofrojmë vizitorëve shijen autentike të zonës.
🍇 Nga vreshti në tryezën tuaj – verë dhe raki të prodhuara me dashuri, traditë dhe respekt për natyrën.
🍅 Perime Bio
Domate, kastravecë, speca, qepë, patate dhe perime të tjera sezonale, të kultivuara pa pesticide.
🥚 Vezë Fshati
Pulat tona rriten të lira në ambiente të hapura, të ushqyera me ushqim natyral dhe të kujdesura çdo ditë. Kjo mënyrë tradicionale e mbarështimit siguron vezë të freskëta, me shije autentike dhe cilësi të lartë.
Çdo mëngjes mblidhen vezë të freskëta, të cilat përdoren në gatimet e përgatitura në Agroturizëm Borova. Nga mëngjesi tradicional deri te ëmbëlsirat e shtëpisë, çdo pjatë përgatitet me përbërës të freskët dhe natyralë nga ferma jonë.
🧀 Djathë i Bardhë
Djathë tradicional i përgatitur nga qumështi i freskët, sipas recetave të zonës.
🍯 Mjaltë Natyral
Mjaltë i pastër nga bletët e zonës, me aromë dhe shije karakteristike.
🐑 Qumështi i Freskët i Deleve
Në Agroturizëm Borova, delet tona kullosin çdo ditë në kullota natyrore, ku ushqehen me bar dhe bimësi të zonës. Çdo mëngjes dhe mbrëmje qumështi milet me kujdes, duke ruajtur freskinë dhe cilësinë e tij.
Nga qumështi i freskët i deleve përgatisim produkte tradicionale, si djathë dhe specialitete të tjera të shtëpisë, sipas recetave të trashëguara ndër breza. Kjo është arsyeja pse shija e produkteve tona është autentike dhe natyrale.
"Një eksperiencë e veçantë për të vegjlit – të ushqejnë delet, të njohin jetën në fermë dhe të krijojnë kujtime të bukura në natyrë."
🐟 Peshk i Freskët nga Rezervati
Në Agroturizëm Borova, peshku rritet në rezervatet tona me ujë të pastër burimi, i cili rrjedh vazhdimisht dhe krijon kushte natyrale për zhvillimin e tij. Pastërtia e ujit dhe kujdesi i përditshëm garantojnë peshk të freskët, të shëndetshëm dhe me shije të veçantë.
Peshku përgatitet i freskët për vizitorët, duke ruajtur cilësinë dhe shijen autentike të produkteve vendase. Çdo pjatë është një kombinim i natyrës së pastër, traditës dhe mikpritjes së Agroturizmit Borova.
Tradita Shqiptare
Në fermën tonë ruajmë shijen autentike shqiptare përmes produkteve bio dhe gatimeve tradicionale të përgatitura me kujdes sipas zakoneve të vjetra. Gratë e familjes vazhdojnë të përgatisin me dashuri trahana, petka dhe roshnica, duke ruajtur recetat e trashëguara brez pas brezi.
Krahas produkteve tona të freskëta si mish, djathë, qumësht, vezë, mjaltë, verë dhe raki tradicionale, ofrojmë edhe shije të vërteta të kuzhinës shqiptare që sjellin kujtimet e sofrës së vjetër.